youtube1


Nje nder skenat me te forta deri me tash VIDEO

Eshte me u qudit se ne qfar lartesie ben akrobacione  VIDEO

E lë fëmijën të luaj me gorillën (Video)





Një britanik 52 vjeç, Damien Aspinall, ka postuar në YouTube një video familjare, të realizuar para 22 viteve, në të cilën shihet vajza e tij Tansy, 18 muajshe, tek luan me një gorillë. Ndonëse video ka shokuar shumë njerëz, Aspinall pohon se vajza ishte e sigurt dhe se ky ka dashur të tregojë se gorillat nuk janë kafshë agresive.“Kam dashur ta postoj më herët, por tash është situata më ndryshe. Nuk ma ndien nëse dikush më gjykon, sepse gorillat do të përfitojnë nga kjo. Nëse u tregoj miliona njerëzve se gorillat janë të buta dhe fisnike, kjo më nderon”, thotë ai për “Daily Mail”.Xhirimi është realizuar në kopshtin zoologjik “Howletts Wild Animal Park” në Kent. Prona është blerë dekada më parë nga babai i Aspinallit, me paratë e fituara në bixhoz. Pos gorillave, aty kanë jetuar edhe arinjtë, tigrat dhe ujqit, duke u shndërruar shpejtë në një kopsht të vërtetë zoologjik.Edhe pse xhirimi tregon momente të mira mes vajzës dhe gorillës, ajo megjithatë dëshmon rrezikun që i është nënshtruar. Sulmet e gorillave nuk kanë qenë të rralla në të kaluarën, kështu që Tansy e vogël ka mundur të lëndohet keq. Megjithatë, ajo mbijetoi pa asnjë problem dhe sot është 23 vjeçe. Ajo tashti pajtohet me qëndrimet e babait të saj se njerëzit kanë ide të gabuara për gorillat.

KJO PO QE ESHTE PERFORMANCE E PABESUESHME VIDEO

Peshku Piranja, ja çfar bejne dhe presin dhembet e ktij peshku, ndiqni videon


Hajduti profesional...shikoni si vepron VIDEO

Shqiptari Qe E Dogji Serbinë VIDEO

Powered by Blogger.